Juventusi futet në garë për firmën e Romelu Lukaku

Sipas “Sky Sports”, gjiganti italian Juventus ka filluar bisedimet me Çellsin për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku.

Lukaku kaloi sezonin e kaluar në huazim te Interi, i cili mbetet ende i interesuar për sulmuesin belg, së bashku me sauditët e Al Hilal. Në anën tjetër, Interi e ka bërë të qartë që e dëshiron rikthimin e Lukaku-s në “Giuseppe Meazza”, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë të kënaqshme drejt Çellsit. Thuhet se Interit i nevojitet të përfitojë para nga shtija e lojtarëve, për ta përballuar transferimin e Lukaku-t.

Gjithashtu, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal mbetet e interesuar në nënshkrimin e 30 vjeçarit, i cili u transferua te Çellsi nga Interi në muajin gusht të vitit 2021 për një shumë të majme prej 115 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button