Juventusi gati zëvëndësimin, nëse largohet francezi Rabiot

Mesfushori italian Zhorzhinjo mund të rikthehet në Serie A sezonin tjetër për të veshur fanellën e Juventusit. Lajmin e konfirmon “Sportmediaset”, që sqaron se 32-vjeçari mund të jetë zëvendësuesi i Adrien Rabiot, nëse francezi vendos të largohet.

Zhorzhinjo luan aktualisht me Arsenalin në Premier Ligë, por kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon në fund të sezonit. Për momentin nuk ka asnjë detaj se palët do ta rinovojnë atë, ndaj dhe italo-braziliani mund të largohet me koston zero më 1 korrik.

Chelsea’s Jorginho applaudsat the end of the Champions League Group H soccer match between Chelsea and Zenit St Petersburg at Stamford Bridge stadium in London Tuesday, Sept. 14, 2021. Chelsea won 1-0. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

Zhorzhinjo, që prej vitit 2018 luan në Angli, fillimisht me Çellsin e më pas me Arsenalin, ka luajtur më herët në Itali me Napolin, andaj dhe drejtori sportiv i bardhezinjve Xhiuntoli e njeh mirë. Për të do të ishte një blerje e rëndësishme, për më tepër me parametrin zero.

Mesfushori, kampion i Europianit të fundit me Italinë, do të ishte gati të transferohej në Serie A, për të qenë regjizori i mesfushës së Juventus. Gjithsesi, edhe Arabia mund të këmbëngulë për Zhorzhinjon, ndërsa shanset që të qëndrojë në Londër janë të pakta.

LEXO EDHE:

Back to top button