Juventusi ka 4 futbollist që mund të zëvëndësojnë Federiko Kiezën

Juventusi ka objektiv katër lojtarë të Serie A për të zëvendësuar potencialisht Federiko Kiezën, i cili mund të jetë largimi i madh i verës. Gjigantët e Serie A së shpejti do të ulen me sulmuesin e tyre yll për të diskutuar një zgjatje të mundshme të kontratës përtej 2025.

Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” konfirmon se Juventusi do të dëgjojë ofertat për italianin nëse ai refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re. Kieza ka shënuar vetëm gjashtë gola në Serie A këtë sezon dhe duket se po përpiqet të përshtatet me kërkesat taktike të Masimiliano Alegrit. Fulvio Kolovati, një fitues i Kupës së Botës të Italisë 1982, ka thënë së fundmi Kieza do të hidhet në treg nëse Allegri qëndron në “Allianz Stadium” në sezonin 2024-2025.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka identifikuar tashmë katër lojtarë të Serie A që mund të zëvendësojnë Kiezan: Felipe Anderson (Lazio), Albert Gudmundson (Genoa), Domeniko Berardi (Sassuolo) dhe Xhiakomo Raspadori (Napoli). Anderson është në dispozicion si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon në qershor dhe Juventus tashmë ka hapur bisedimet me shoqëruesit e tij.

“ll Messaggero” raportoi në janar se Zonja e Vjetër kishte arritur tashmë një marrëveshje në parim me sulmuesin anësor brazilian, një ish-lojtar i Portos dhe Uest Hamit.

LEXO EDHE:

Back to top button