Juventusi ka gati një listë me 3 emra për merkaton e janarit
Juventusi po sheh me kujdes lëvizjet që do të kryejë gjatë merkatos së dimrit, por jo vetëm kaq. Ditët e fundit, drejtori ekzekutiv i Juventus, Komolli, ka punuar për t’i siguruar Spalletti lojtarët që i nevojiten për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe jo vetëm, për të qenë në këtë kompeticion edhe sezonin e ardhshëm.
Emri i parë në listë është Pierre-Emile Hojbjerg, një mesfushor që Marseja refuzon ta shesë. Alternativa është Ksavier Shlager, në pronësi të Leipzig, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026.
Një emër i tretë në listë është Rafik Belgali, një sulmues anësor algjerian në pronësi të Hellas Verona. Një lojtar që po paraqitet mirë në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e bardhezinjve e jo vetëm.









