Juventusi ka qendërmbrojtësin më efikas në “Top 5” ligat e Evropës

Federiko Gati i dhuroi fitoren Juventusit fitoren minimale ndaj Fiorentinës, falë golit të realizuar në minutën e 21-të. Interesant është fakti se në këtë sezon për sa i përket top 5 ligave europiane, asnjë qendërmbrojtës nuk ka arritur të shënojë më shumë gola se Gati.

25-vjeçari ka arritur të gjejë 4 herë rrugën e rrjetës me Juventusin në këtë sezon, teksa është aktivizuar 26 ndeshje. Një shifër e konsiderueshme kjo për një futbollist si Gati që ka vetëm sezonin e dytë që aktivizohet me “Zonjën e Vjetër”.

Në edicionin e kaluar ai luajti 18 ndeshje me Juventusin, por pa mundur të shkonte te rruga e rrjetës.

LEXO EDHE:

Back to top button