Juventusi kërkon fitore në Ligën e Kampionëve, tani talenti portugez vjen si titullar

Pasi mundi me vështirësi Lazio në kampionat, skuadra e Juventusit rikthehet në Ligën e Kampionëve me synimin për të arritur fitoren e tretë radhazi. Pasi mposhtën PSV dhe Leipcigun në dy sfidat e para, të martën në mbrëmje bardhezinjtë do të presin Shtutgart në “Allianz Stadium”. Nuk ka për të qenë aspak e lehtë për skuadrën e trajnerit Tiago Mota, që do të duhet të përballet ende me disa mungesa.

I vetmi lajm i mirë është rikthimi i Francisko Konseisao, i cili me shumë gjasa do të startojë si titullar, duke qenë se ka enë pushim në fundjavë (ishte i pezulluar).

Pikërisht në Europë, ku mbrojtjet janë më të hapura, Konseisao ka treguar të gjithë talentin e tij dhe mund të jetë gjithashtu çelësi për të hapur mbrojtjen e skuadrës gjermane. Deri më tani ai ka qenë një surprizë e këndshme jo vetëm për dy golat e shënuar.

Lajm i mirë edhe për Dushan Vlahoviç, i cili me Konseisao mund të ketë më shumë hapësira ​​për aksion në mesin e zonës së rreptësisë dhe të jetë më pranë portës. Në skuadër duhet të rikthehet edhe Veston MekKeni, që ka rikuperuar nga dëmtimet e lehta të pësuara në kombëtaren amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button