Juventusi kërkon mesfushor në janar, objektivi është Ruiz

Jo vetëm një sulmues anësor, por Juventusi po punon gjithashtu për mundësitë e nënshkrimit të një mesfushori në formë huazimi për merkaton e janarit.
“TuttosSport” thekson se opsioni më i lehtë për t’u arritur është ai i Fabian Ruiz, edhe nëse dëmtimi i shpatullës mund ta komplikojë situatën.
Fergusoni i Bolonja-s është i pëlqyer, por skocezi është një opsion për verën dhe jo për janarin. Një tjetër mundësi është Lazar Samarxhç i Udinezes, i cili megjithatë është me interes për klube të ndryshme të Serie A dhe gjithashtu jashtë Italisë.