Juventusi kërkon që të ketë “kontrollin” e plotë mbi klauzolën e Konseisao-s

Francisko Konseisao zgjidhi derbin e Italisë me golin e tij në minutën e 74-t. Goli i tij i pestë sezonal i dha mundësinë Juventusit të sigurojë fitoren e katërt radhazi dhe të kapë Lacion në vendin e katërt. Pa dyshim që i ka dhënë skuadrës së Mota-s energjinë e duhur për ta përballuar, pas tri ditësh, ndeshjen e kthimit vendimtare në Aindhoven, kundër PSV-së.

Që para ndeshjes ndaj zikaltërve, Konseisao ishte një nga surprizat më të bukura të sezonit të Juventusit. Ai mbërriti në Torino më 27 gusht, me formulën e huazimit të kushtueshëm. Anësori ofensiv i lindur në vitin 2002 u mor përkohësisht nga Porto për një shumë prej 7 milionë eurosh, plus 3 milionë bonuse.

Shifra të denja për një blerje përfundimtare, më shumë sesa për një huazim të thjeshtë. Këto para u vunë në tavolinë edhe për shkak të një klauzole lirimi në kontratën e tij me “Dragões”, e cila kap vlerën e 30 milionë eurove dhe do të bëhet aktive verën e ardhshme.

 

“I kemi marrëdhëniet shumë të mira me Konseisaon dhe me agjentin e tij. Duam absolutisht që ai të mbetet me ne, besoj se edhe ai ka të njëjtën dëshirë. Sot mundësia që të qëndrojë është 100%”, – deklaroi Xhiuntoli më 11 dhjetor.

Në atë intervistë, drejtuesi i Juventusit nuk la asnjë vend për dyshime mbi të ardhmen e talentit portugez.

LEXO EDHE:

Back to top button