Juventusi kërkon të kalojë rekordin e Kaljarit, me portë të “pastër”

Një tjetër portë e pastër, (0-0 kundër Napolit) rikonfirmon qëndrueshmërinë e madhe mbrojtëse të Juventusit. Po flasim për të vetmen skuadër të Serie A, e aftë për ta mbajtur portën e vet të paprekur për një total prej 450 minutash.

Bremer dhe shokët e tij kanë ngritur një mur të pakapërcyeshëm përpara Di Gregorio dhe tani synojnë rekordin e Kaljarit, i cili në sezonin 1966-1967 nuk pësoi gol në 7 ndeshjet e para të kampionatit (712 minuta).

Të shtunën në “Marassi”, kundër Xhenoa-s, “bardhezinjtë” kanë shansin të kalojnë tri skuadra përpara tyre në këtë renditje të veçantë. Nëse nuk pësojnë gol në 11 minutat e para, do të kalojnë Parmën 1998-1999 (460 minuta pa pësuar gol), me 9 minuta më shumë do të linin veten pas Fiorentinën 1981-1982 (469 minuta), ndërsa Juventusi i Allegrit 2014-2015 është ndalur në 482 minuta.

Më tej janë Interi 1972-1973 (563 minuta), Napoli 1970-1971 (590 minuta) dhe Milani i drejtuar nga Kapello, i cili në sezonin 1993-1994 arriti ta mbante portën e vet të pastër për 7 ndeshje (690 minuta), 22 minuta më pak se rekordi i Kaljarit.

LEXO EDHE:

Back to top button