Juventusi konfirmon sulmuesin portugez për Botërorin e Klubeve

Francisko Konseisao do të luajë me Juventusin në Botërorin e Klubeve. “Bardhezinjtë” kanë zgjatur huazimin e portugezit nga Porto dhe do ta kenë pjesë të skuadrës.
Ditë më parë, drejtori i përgjithshëm, Komoli njoftoi se edhe Randal Kolo Muani do të jetë me bardhezinjtë në kompeticionin e ri.
Mbetet ende për t’u parë nëse dy lojtarët do të kenë një të ardhme bardh e zi edhe pas përfundimit të garës që do të mbahet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.