Juventusi me mungesa të mëdha ndaj Portos

Skuadra e Juventusit humbi disa lojtarë para përballjes ndaj Porto, në kaudër të Ligës së Kampionëve. Huan Kuadrado, me shumë mundësi do ta humbasë duelin ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.  Kolumbiani pësoi një dëmtim në ndeshjen me Napolin dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë nga Aleks Sandro. Sipas “Goal.com”, ai i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme të bardhezinjve, ato me Porton dhe Krotonen.

 

Ndërkohë, mungesa të tjera për trajnerin Pirlo në takimin ndaj Porton në Ligën e Kampionëve priten të jenë edhe Artur, Paullo Diballa dhe Aaron Remzi. Ndërkohë lajmi i mirë për Porlon është që Bonuçi është gati dhe pritet të jetë titular ndaj Portos.

LEXO EDHE:

Back to top button