Juventusi me një mungesë të madhe përball Atalantës

Atalanta, e cila tashmë ka siguruar zyrtarisht një vend në Ligën e Kampionëve, do tentojë të fitojë trofeun e parë këtë sezon , kur të mërkurën do të përballet me Juventusin, në finalen e Kupës së Italisë.

 

Gazetari i afërt me klubin e Juventusit, Romeo Agresti, ka njoftuar se Leonardo Bonuçi do të mungojë në këtë ndeshje. Ky do të jetë një hendikep i madh për “Zonjën e Vjetër”, e cila po kërkon të fitojë trofeun e Kupës së Italisë pas një sezoni të ‘dështuar’ në Serie A. Ndeshja luhet në stadiumin “Mapei” në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button