Juventusi mendon për mbrojtjen, kërkon spanjollin e Man. Sitit

“Bianconerët” kanë filluar të mendojnë seriozisht për planet e tyre të transferimit të verës pas ardhjes së drejtorit të ri sportiv Kristiano Xhiuntoli, i cili siguroi largimin e tij nga Napoli javën e kaluar.

“Zonja e Vjetër” po planifikon të riparojë mbrojtjen e tyre dhe vetëm Danilo dhe Federiko Gati konsiderohen të pashitshëm, duke i shtyrë ata të fillojnë të mendojnë për përforcimet e tyre të preferuara. Sipas mediumeve “La Stampa” dhe “Calciomercato.com”, Juventusi është seriozisht i interesuar të marrë Ajmerik Laporten e Man. Sitit këtë verë, duke e vendosur atë në krye të listës së synimeve të transferimeve.

29-vjeçari spanjoll ka rrëshqitur nën urdhrat e Pep Guardiolës në “Etihad”, duke bërë vetëm 12 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar. “Qytetarët”, tani po punojnë për një lëvizje për Joshko Gvardiol nga RB Lajpcigu dhe do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Laporte-n.

Juventusi po mendon të ofrojë një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje dhe mund të hapë bisedimet me Man. Sitin, në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button