Juventusi mendon shitjen e Zakarias, e ardhmja e tij mes Italisë dhe Gjermanisë

Juventusi mendon shitjen e Zakarias, e ardhmja e tij mes Italisë dhe Gjermanisë

Denis Zakaria mund të largohet nga Juventusi vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në ‘Allianz Stadium’.

Mesfushori zviceran iu bashkua Zonjës së Vjetër në janar nga Borussia Moenchegladbach për shumën e 8,6 milionë euro.

Por kampioni i shumëfishtë i Italisë po mendon shitjen e tij në këtë afat kalimtar të verës, shkaku për t’i lënë vend mesfushorit argjentinas Leandro Paredes.

Juventus po has në vështirësi për t’i shitur Arthur Melon e Adrien Rabiot, derisa për Zakarian ka skuadra të interesuara.

Calciomercato ka raportuar se në adresë të Zonjës së Vjetër kanë ardhur interesime konkrete nga Roma dhe Borussia Dortmund për lojtarin.

Si Giallorosët ashtu edhe BVB ishin të interesuara për lojtarin edhe në janar, por ai zgjodhi Juventusin.

Zonja e Vjetër është gati ta shes yllin zviceran për shumën e 20 milionë eurove.

Vet lojtari preferon largimin nga Allianz Stadium pasi nuk shihet si një titullar në formacionin e Massimiliano Allegrit.

LEXO EDHE:

Back to top button