Juventusi mposhtet nga Empoli në shtëpi

Juventusi nuk e ka gjetur fitoren edhe pse xhiros së dytë të edicionit të ri në Serie-A. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen hapëse kundër Udinezes, “Zonja e Vjetër” ka pësuar disfatë nga Empoli në stadiumin “Alianz Arean”, përcjellë KosovaPress.
Empoli mori tri pikë shumë të rëndësishme duke fituar me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Mancuso në minutën e 21’ të ndeshjes.
Pas dy ndeshjeve, skuadra e Maximiliano Allegri ka vetëm një pikë dhe renditet në vendin e 13 në renditjen tabelare, kurse për Empolin këto ishin tri pikët e para pasi u mposht në ndeshjne e parë nga Lazio.