Juventusi ndryshon planin, në vend të Milikut kërkon sulmuesin spanjoll

Dëmtimi i Arkadius Milik e mban polakun larg merkatos, por e shtyn Juventusin të kërkojë një element në repartin sulmues për të mbështetur Dushan Vlahoviç. Orët e fundit po fiton terren ideja e një rikthimi të bujshëm. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, është Alvaro Morata, lojtari që mund të zëvendësojë polakun në Torino. Sulmuesi spanjoll do të largohej nga Atletiko Madrid vetëm për t’u kthyer në Itali dhe për të veshur ngjyrat bardhezi.

Në fakt, lojtari i lindur në vitin 1992 nuk e merr parasysh një aventurë në Arabinë Saudite, nga ku ka marrë disa oferta. Morata ka kontratë deri në vitin 2026, në sezonin e sapo përfunduar ka shënuar 21 gola dhe vlerësimi që Atletiko i bën është rreth 15 milionë.

Dëmtimi i Milik ndryshon planet për të ardhmen e tij. Kristiano Xhiuntoli do të kërkonte një skuadër për lojtarin, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, për t’u fokusuar te sulmuesit e tjerë, por tani Milik, për të cilin Besiktas ka ofruar rreth 5 milionë, është përjashtuar nga merkato dhe në të njëjtën kohë nuk do të jetë në dispozicion të Tiago Mota-s.

Pra, Xhiuntoli nuk mund ta shesë dhe trajneri duhet ta përfshijë në planet e tij taktike qoftë edhe nga shtatori.

LEXO EDHE:

Back to top button