“Juventusi nuk ka nevojë për lojtarë të rinj”

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka folur për nevojën për nënshkrime të reja. Skuadra torineze barazoi (0:0) me Atalantën në një ndeshje miqësore, pas së cilës gazetarët i kërkuan Allegrit të vlerësonte forcën e ekipit të tij.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën tonë aktuale, vështirë se ia vlen të presim një të ri. Mendoj se kemi staf në të gjitha pozicionet”, citon gazetari Nikolo Shira fjalët e trajnerit të “Zonjës së vjetër”.

Në ndeshjen e javës së parë të shortit të ri të Serisë A, Juventusi do të luajë jashtë fushe kundër Udinezes, një takim që do të zhvillohet më 20 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button