Juventusi ofron kontratë 3 vjeçare për Antonio Konten

Juventusi e do rikthimin e Antonio Kontes dhe është i gatshëm t’i ofrojë trajnerit italian një kontratë me vlerë 8 milionë euro në vit. Trajneri 55-vjeçar pritet të largohet nga Napoli, pas një sezoni ku arriti të fitonte titullin kampion.

Sipas raportimeve të “DAZN”, Juventus ka nisur zyrtarisht përpjekjet për rikthimin e Kontes në stol, pas një sezoni me trajnerët Tiago Mota dhe Igor Tudor.

Klubi bardhezi planifikon t’i ofrojë Kontes një kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh plus bonuse. Konte ka një lidhje të veçantë me Juventusin, pasi ka luajtur për klubin nga viti 1991 deri në 2004.

Si trajner i Juventusit nga viti 2011 deri më 2014, ai fitoi tre tituj radhazi të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë. Rikthimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për t’i rikthyer Juventusit lavdinë në skenën vendase dhe evropiane. 

LEXO EDHE:

Back to top button