Juventusi “peshkon” në Spanjë zëvëndësuesin e Vlahoviçit

Shtohet lista e kandidatëve për të zëvendësuar Dushan Vlahoviçin te Juventusi, në rast se sulmuesi serb vendos të largohet. Sipas “sportmediaset”, emri më i fundit që ka hyrë në listën e drejtuesve bardhezinj është Jaremi Pino.

Sulmuesi 20-vjeçar spanjoll luan në La Liga me ekipin e Viljarealit, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027. Kostoja e tij është e përballueshme për Juventus, rreth 35 millionë euro, shumë më e ulët nga ajo që do të vijë nga shitja e Vlahoviçit.

Sulmuesi i ri është grumbulluar edhe me kombëtarën spanjolle, ku në 7 ndeshje ka realizuar edhe një gol. Një talent i ri që ka tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big” në Europë, përfshi edhe Juventus, gati të shpenzojë për ta afruar në Torino.

LEXO EDHE:

Back to top button