Juventusi pranë transferimit të Xhadon Sanço-s, për një shifër qesharake

Xhadon Sanço do të mbajë veshur fanellën e Juventusit për sezonin e ri. Klubi bardhezi është shumë pranë transferimit të anësorit anglez, për një shifër qesharake, kur e krahason me atë që ai vlente pak vite më parë.

Në vitin 2021, Xhadon Sanço u transferua nga Borusia Dortmund te Man. Junajtedi për 85 milionë euro, por bashkë me bonuset rreth 100 milionë euro, ndërsa sot Juventusi do të paguajë vetëm 15 milionë euro për kartonin e tij.

Pas dështimit te Çellsi ku ishte i huazuar, Xhadon Sanço u rikthye te Man. Junajted, por është jashtë planeve të Ruben Amorimit për sezonin e ri. Në anën tjetër, Juventusi e ndjek prej kohësh, pasi kërkon një anësor dhe zgjedhja e Igor Tudorit është pikërisht Xhadon Sanço.

Edhe vetë anglezi mezi pret transferimin në Serie A, pasi ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht te Man. Junajted, ku paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te Juventus do marrë 5-6 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button