Juventusi shpalos fanellat e reja

Skuadra e Juventusit ka prezantuar fanellat për edicionin e ardhshëm 2021/22. “Bianconerët” nuk e kanë ndërruar stilin e fanellave, të cilat janë me ngjyra të bardhë dhe zezë.  “Bardhezinjtë” do t’i veshin fanellat e reja qysh të mërkurën, në finale të Kupës së Italisë kundër Atalantës. Juve e bëri publike fanellën e pare “Adidas” për sezonin e ri, e frymëzuar nga stadiumi “Allianz”.

Ajo do t’i ketë vijat klasike me një ndryshim modern dhe me mbishkrimin “10 vjet në shtëpi”, për ta kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të klubit.

 

Juve do të luajë me fanellat e reja kundër Atalantës në finale të Kupës së Italisë nesër dhe kundër Bolonjas në ditën e fundit të sezonit më 23 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button