Juventusi synon mbrojtësin e djathtë të Lacios

Mediat Italian raportojnë se Juventusi synon transferimin e Manuel Lazarit në merkaton e janarit. Mbrojtësi i djathtë i Lacios, ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A, ndërsa i njëjti pëlqehet edhe nga vetë trajneri Andrea Pirlo, i cili u ka kërkuar drejtuesve transferimin e 27-vjeçarit që në merkaton e janarit.

Lazari u transferua te Lazio në verën e vitit 2019 nga Spal për 14 milionë euro, ndërsa Juventusi do të duhet të paguaj së paku 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Kujtojmë se 27-vjeçari në këtë sezon ka zhvilluar 15 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim me fanellën e Lacios.

LEXO EDHE:

Back to top button