Juventusi synon të huazojë mesfushorin e “harruar” te Man. Siti

Skuadra e Juventusit ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit anglez Kalvin Filips, që luan me skuadrën e Man. Siti.

27-vjeçari nuk do të qëndrojë me kampionët e Europës, teksa më së shumti ka ngrohur stolin këtë sezon. Ai është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje këtë sezon me “qytetarët”, që i kanë dhënë leje të negociojë për të gjetur një ekip të ri.

Përveç Juventusit edhe Bajern Munihu ka shfaqur interes për Filipsin, në sezonin e tij të dytë me Man. Siti. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me kampionët e Anglisë, por mund të largohet për një shumë që varion nga 20-25 milionë euro.

Juventusi shpreson ta marrë që në janar në formë huazimi, duke parë problemet që “bardhezinjtë” kanë me mesfushën.

LEXO EDHE:

Back to top button