Jyrgen Klop e kërkon me çdo kusht mbrojtësin e Çellsit

Skuadra e Liverpullit, pas një sezoni të dështuar dhe pa trofe, kërkon të ringrihet, për të ndërtuar sërish një ekip fitues për të ardhmen. Sipas “The Indipendent”, në krye të listës së lojtarëve që “The Reds” kanë vënë në shënjestër në merkaton e kësaj vere është mesfushori Konor Gallager.
23-vjeçari luan në Premier Ligë me ekipin e Chelsea, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025. Ky është sezoni i tij i tretë në Premier, ku Gallager është dalluar për forcën e tij fizike në mesin e fushës. Këtë sezon, në 33 ndeshje në total me “blues”, ka realizuar edhe një gol në kampionat.
Sipas mediave, trajneri Jurgen Klop e vlerëson shumë mesfushorin, kostoja e të cilit është rreth 35 milionë euro. Fiziku i tij është një armë më shumë, që përshtatet për skemat e Klopit, që e dëshiron me çdo kusht lojtarin. Fakti që Çellsi ka shumë lojtarë në organiikë e lehtëson transferimin e tij.