Jyrgen Klop: Mezi pres sfidën me Mançester Junajtedin

Gjatë ditës së diel, Liverpulli do të përballet me Man. Junajtedin në “Anfield”. “The Reds” po luftojnë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe fitorja është alternativa e vetme ndaj skuadrës së Erik Ten Hag. Në anën tjetër trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop vlerëson “Djajtë e Kuq” dhe thekson se po e pret me padurim këtë përballje spektakolare.

”E vlerësoj shumë këtë ndeshje. Dueli ndaj Junajtedit është ai që më pëlqen më shumë se të gjithë. Zbavitem shumë. Në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se sa futbolli. Por, kur luhen ndeshje si Liverpool-Junajted, të gjithë japim diçka më shumë.

Kjo më pëlqen shumë. Kështu ndodh kur futbolli është gjëja më e rëndësishme për 95 apo 98 minuta.

E gjithë bota do ta shikojë ndeshjen. Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë po të mos isha këtu. Ndeshje e madhe, mezi po e pres”, u shpreh trajneri gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button