Jyrgen Klop seriozisht mendon që të drejtojë Real Madridin!
Real Madridi po konsideron tashmë planet e tyre për verën, vetëm disa ditë pas emërimit të Alvaro Arbeloas në këtë pozicion. Duket se ish-trajneri i Kastilas po shihet aktualisht si një opsion i përkohshëm. Kur u pyet për këtë saktësisht, Arbeloa tha se do të qëndrojë aty aq gjatë sa Real Madrid e dëshiron, por nuk mundi të jepte një përgjigje përfundimtare.
Ditën tjetër u raportua se ‘Los Blankos’ po shikonin trajnerë të tjerë për të marrë drejtimin në verë, duke sugjeruar se ata nuk e shohin Arbeloan si një zgjidhje të përhershme. Megjithatë, është vetëm logjike që Real Madrid të vlerësojë opsionet e tij pas shkarkimit të Çabi Alonsos.
Një emër që lidhej me Real Madrid para se të emërohej Alonso është Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpullit u tërhoq nga futbolli pas largimit nga ‘Anfield’ dhe aktualisht është shef te “Red Bull”.
Florian Plettenberg i “Sky Sports” ka raportuar se Klopp ‘po konsideron seriozisht’ një rikthim në stol nëse Real Madrid do të bëjë një ofertë të vërtetë për të. Pletenberg shton se Klop është i lumtur te Red Bull, por Real Madridi e ka ‘fascionuar gjithmonë’.
Ky është një nga dy pozicionet për të cilat ai mund të dalë nga pensioni, së bashku me drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, nëse gjithçka i përkon pritshmërive të tij.
Klopp komentoi pas shkarkimit të Alonsos se lidhjet me të ishin ‘çështje që nuk kishin të bënin me të’, duke e minimizuar idenë se mund të shkonte në ‘Bernabeu’.









