Jyrgen Klop vendos rekord të ri te Liverpulli

Trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop, ka vendosur një rekord të ri të fitoreve për skuadrën angleze, pas “demolimit” të Kristall Pallasit me 7-0. Rafael Benitez ishte mbajtësi i mëparshëm i rekordit me 126 fitore në Premierligë me “The Reds”, të cilët janë shkëputur me pesë pikësh në krye të tabelës së Premierligës. Mirëpo tani Klop, numëron 127 fitore, dhe renditet në vendin e parë.

Nga ana tjetër, trajneri i Kristal Pallasit, Roj Hoxhson tani ka humbur shtatë ndeshje kundër ish-klubit të tij që nga largimi i tij nga Anfield. Vetëm Mark Hughes ka më shumë, i cili ka pësuar 10 humbje kundër Man. Siti.

Liverpulli sfidën e ardhës do të zhvillojë Uest Albion Bromouiçit të Sem Allardajsit më 27 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button