K.H. Alkaloid në super-ligën e hendbollit

K.H. Alkaloid në super-ligën e hendbollit

Anëtari i ri në super- ligën e hendbollit, Alkaloid prezantoi ekipin dhe ambiciet për sezonin e ri. Trajner do të jetë Kirill Lazarov, i cili është edhe trajner i ekipit të hendbollit të Maqedonisë. Llazarov është optimist se Alkaloid do të jetë projekt i suksesshëm dhe pret të luftojë për renditje të lartë. Sot janë prezantuar edhe emrat e ri të hendbollit në ekip.

“Është nder dhe kënaqësi që të punoj në Maqedoninë time, në vendin tim të lindjes dhe do të mundohem që njohuritë dhe përvojën time që kam fituar ndër vite ta bart këtu në Maqedoni. Është nder të kem një projekt kaq të dëshirueshëm në duart e mia. Nuk hezitova aspak ta pranoj ftesën e Klubit të Hendbollit Alkaloid. Kam hyrë me shumë dëshirë dhe entuziazëm dhe premtoj se do të jap gjithçka për të mirën jo vetëm të Alkaloid, por edhe të hendbollit dhe sportit në Maqedoni”, deklaroi Kirill Llazarov- trajner i Alkaloid./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button