‘Ka ende mundësi për paqe të drejtë!’/ Macron zbulon telefonatën me Trump dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

‘Ka ende mundësi për paqe të drejtë!’/ Macron zbulon telefonatën me Trump dhe Zelenskyn pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, “për qetësi dhe respekt”, pas përplasjeve dhe takimit tensionues mes tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për gazetën franceze, “La Tribune Dimanche”, Macron tha se takimi mes dy presidentëve shkoi keq, por megjithatë, nuk beson se ky moment është sinjal i një armiqësie.

“Mendoj se, pasi të kalojë nervozizmi, të gjithë duhet t’i rikthehen qetësisë, respektit dhe njohjes së ndërsjellë, në mënyrë që të mund të ecet përpara konkretisht, sepse çështja në fjalë është tepër e rëndësishme,” tha Macron.

Paqja mes palëve është misioni që Macron thotë se i ka vendosur vetes, dhe se këtë e ka bërë edhe nëpërmjet një telefonate mbrëmjen e së premtes pas takimit me homologun e tij ukrainas dhe presidentin amerikan.

“Për këto tema, është më mirë të bëhet një diskutim strategjik dhe konfidencial për të ecur përpara dhe për të pastruar keqkuptimet mes njerëzve”, është shprehur Macron për “La Tribune Dimanche”.

Gjatë bisedës telefonike me Volodymyr Zelensky, ky i fundit thuhet se ka shprehur dëshirën për tu ri-angazhuar në dialog me Washingtonin, veçanërisht rreth kontratës së mineraleve që ai duhej të nënshkruante në SHBA.

Siç shkruan “La Tribune Dimanche”, Macron është i bindur se Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të riangazhohen në këtë dialog.

“Fati i qartë i amerikanëve është të jenë në anën e ukrainasve, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ajo që Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjatë tre viteve të fundit është tërësisht në përputhje me traditën e saj diplomatike dhe ushtarake. Dua t’u bëj të qartë amerikanëve se shkëputja nga Ukraina nuk është në interesin e tyre”, thekson Macron.

Teksa ka komentuar qasjen e Trump për të nënshkruar një armëpushim me Vladimir Putinit, Macron thotë se kjo qasje nuk respekton vlerat e vjetra të Amerikës.

“Sigurisht, ne të gjithë jemi dakord të bëjmë paqe. Por nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme me braktisjen e Ukrainës. Nëse Uashingtoni do të pranonte të nënshkruajë një armëpushim pa asnjë garanci sigurie për Ukrainën, atëherë kapaciteti i tij parandalues ​​gjeostrategjik në lidhje me Rusinë, Kinën dhe të tjerët do të zhdukej në të njëjtën ditë”, është shprehu ai.

“Ambiciet e Donald Trump janë e kundërta e kësaj ”, shton ai, sepse Rusia përbën më shumë se kurrë një rrezik ekzistencial për Evropën.

“Ka një Rusi të mbi armatosur dhe agresive në kufijtë tanë. Kryen aksione terroriste dhe fushata masive dezinformuese këtu dhe në Evropë.  Nëse askush nuk e ndalon ai do të shkojë patjetër në Moldavi dhe ndoshta më gjerë në Rumani. Është siguria jonë ajo që është në rrezik”, thotë Macron.

Pavarësisht të gjitha pengesave, presidenti mbetet i bindur se një rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë dhe që është ende e mundur.

LEXO EDHE:

Back to top button