Ka filluar dhënia e letërnjoftimeve me emrin e ri të vendit

Prej sot, qytetarët filluan t’i marrin letërnjoftimet e tyre të reja. Të njëjtit e kanë emrin e ri kushtetues- Republika e Maqedonisë së Veriut dhe me përdorimin e gjuhës shqipe.

“Lëshimi i dokumenteve të reja personale sapo ka filluar të mbushë njësitë administrative të Ministrisë së Brendshme. Edhe pse nuk ka turma para hyrjes së TVM -së, sërish kishte radhë të qytetarëve që prisnin letërnjoftim të ri”.

Kishte edhe qytetarë që nuk morën letërnjoftime sot, edhe pse u fotografuan për një muaj më parë.

Anketë

U fotografuam një muaj më parë, por nuk është ende gati. Nuk ka mbërritur, thonë

– Dhe çfarë ju thonë nga Ministria e Brendshme?

– Asgjë, thjesht nuk ka mbërritur. Duhet të kontrollohet herën tjetër.

– Dhe ju thanë se për sa kohë do të mund ta merrni letërnjoftimin e ri? – Jo

Anketë

“Ka rrëmujë. Presim. – Keni nxjerrë letërnjoftim të ri? – Po. më thanë për 10 ditë, pastaj javën tjetër, e kështu me radhë. Tani javën tjetër duhet të shkoj. – Për letërnjoftimet e reja që i lëshojnë? – Po, për të rejat. – Dhe ende nuk i është lëshuar? – Jo, akoma jo. – Kur jeni fotografuar? – para 15 ditëve.

Kamera e Alsat kryesisht regjistroi qytetarët që merrnin pasaportë të re, ndërsa vetëm një qytetar merr letërnjoftim të ri, por nuk donte të jep deklaratë.

Anketë

“Nuk nevojitet më shumë”

Anketë

“Ne kemi pritur për rreth 20 minuta. Nuk kishte shumë rrëmujë, por kishte shumë pas nesh. – Keni nxjerrë letërnjoftim të ri apo? Jo, ishte pasaportë, e zëvendësova sepse i vjetri kishte skaduar”

Më shumë se 40,000 qytetarë duhet të marrin letërnjoftime të reja.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button