Ka filluar vera e Ohrit, do të performojë edhe aktori hollivudian Xhon Malkoviç

Ka filluar vera e Ohrit, do të performojë edhe aktori hollivudian Xhon Malkoviç

Gazetar: Miki Trajkovski

Në Ohër filloi vera e 63-të kulturore e Ohrit, ku do të performojnë më shumë se 1000 artistë nga e gjithë bota. Këngëtarja operistike rumune Angela Georgiou këndoi mbrëmë në hapjen nën shoqërinë e Operës dhe Baletit Kombëtar. Ngjarja më ekskluzive e këtij viti do të jetë ardhja e yllit amerikan të filmit hollivudian, Xhon Malkoviç. Më 26 korrik në Teatrin Antik do të luajë në shfaqjen “Një mbrëmje e Xhon Malkoviç” i shoqëruar nga sopranot Çen Reis, Suzan Langbein dhe Orkestra e Akademisë së Vjenës. Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk ka asnjë artist nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa në mesin e artistëve shqiptarë nga Maqedonia, pianistja Mimoza Qeka nga Shkupi, e cila do të performojë më 16 gusht në Shën Sofje, dhe Dino Imeri në piano. Festivali përfundon më 20 gusht.

“Nuk ishte e vështirë të sillja dikë këtë vit. Mirëpo, negociatat me Angela Georgiou dhe Xhon Malkoviç, i cili na vjen nga tapeti i kuq prestigjioz i Hollivudit, zgjatën shumë…”, tha Natasha Popoviq, Drejtoreshë e Verës së Ohrit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button