“Ka zëra për Real-in, por nuk ndihem rehat se është gënjeshtër”

Xhoej Verman, mesfushori i PSV-së, ka qenë kategorik në një intervistë për “De Telegraaf” në lidhje me lamtumirën e mundshme nga klubi holandez.

“Mund të jem i lumtur që ka zëra për Real-in, por nuk ndihem rehat, sepse është gënjeshtër. Ndihem i lodhur dhe ndihem në siklet në të njëjtën mënyrë. Sidomos sepse duhet t’i përgjigjem vazhdimisht kësaj pyetjeje kur nuk ka asgjë.

Ai foli edhe për atë se ku do të dëshironte të shkonte nëse do të largohej nga PSV, ku ka kontratë deri në vitin 2026.

“Nëse largohem, do të jetë për një klub që pëlqen ta ketë topin. Nuk jam lojtar që qëndron prapa dhe ndjek topin gjatë gjithë lojës,” tha mes tjerash Verman.

LEXO EDHE:

Back to top button