Kabul, 7 të vdekur në turmat jashtë aeroportit

Shtatë persona në turmat pranë aeroportit të Kabulit vdiqën mes kaosit të atyre që ikën nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talibanët, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në javën e fundit në 20. Trupat e angazhuara për procesin e evakuimit kanë thënë për mediat ndërkombëtare se situate në terren mbetet e tensionuar dhe jashtëzakonisht sfiduese. Ndërkohë Departamenti Amerikan I Shtetit, siç raporton BBC, ka paralajmëruar se aeroporti “ Hamid Karzai” do të mbyllet për 48 orë dhe si arsye thuhet të jetë nevoja për më shumë kohë për të kontrolluar dokumentet e personave që tashmë ndodhen brenda në aeroport.

Ushtria amerikane po krijon “rrugë alternative” për në aeroportin e Kabulit për shkak të një kërcënimi të grupit terrorist ISIS. Pentagoni ka monitoruar situatën rreth aeroportit, i vetëdijshëm se turmat e mëdha në terren dhe rreth aeroportit krijojnë një objektiv për ISIS dhe organizata të tjera, të cilat mund të përdorin makina bombë ose kamikazë për të sulmuar, tha zyrtari i dytë.

Larg perimetrit të aeroportit, ditë të vështira po kalon edhe popullata afgane që nuk që tashmë duhet të jetojë nën rregullat e talibanëve. Samira Hamidi, një aktiviste rajonale për Amnesty International, thotë se bankat mbeten të mbyllura dhe çmimi i ushqimit është dyfishuar që kur talibanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht. Ajo shtoi se “35 milion njerëz vuajnë.

Kryeministri Britanik, Boris Johnson përmes një postimi në Tëitter ka informuar se gjatë të martës do të thërrasë e G7-ës për bisedime urgjente mbi situatën në Afganistan. “Është jetike që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për të siguruar evakuime të sigurta, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të mbështetur popullin afgan për të siguruar fitimet e 20 viteve të fundit”- shkruan ai. Ish- kryeministri Toni Bler ka thënë se trupat amerikane dhe britanike duhet të kishin qëndruar në Afganistan “për të monitoruar”, pasi paralajmëroi se vendimi për të tërhequr personelin mund të çojë në një “kërcënim të sigurisë” në shtëpi. Ai iu referua vendimit të Presidentit Biden për të tërhequr trupat si masë “tragjike, e rrezikshme dhe e panevojshme”.

Britania deri tani ka konfirmuar se janë evakuuar 3800 persona, 1,721 prej të cilëve në periudhën e fundit 24-orëshe në tetë fluturime. Australia ka evakuuar rreht 300 shtetas afganë përmes 4 fluturimeve. Ndërsa edhe në Gjermani tashmë janë sistemuar më shumë se 2000 shtetas afganë.
Ndwrsa ngjashwm si edhe Turqia, edhe Greqia ka përfunduar punën në një gardh 40 km me sistem mbikëqyrjeje për të ndaluar kalimin e azilkërkuesve në Evropë pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button