Kadriu lojtarë i lirë, ndahet me KF Sabail

Sulmuesi anësorë Florian Kadriu wshtw futbollist i lirë , pasi qw edhe zyrtarisht ka ndërprerë kontratën me ekipin nga Azerbajxhani. Klubi Futbollistik “Sabail” dhe kërçovari i kanë dhënë fund bashkëpunimit një vjeçarë, duke uruar mes veti sukses në vijim të rrugës sportive. Kadriu tashmë si lojtarë i lirë pritet të vendos për klubin e radhës se ku do të vijojë karrierën, ndërsa opsionet nuk janë duke munguar.

Prioritet i futbollistit mbetet angazhimi në ndonjë ligë jashtw vendit tonw edhe pse nuk duket të ketë kundër edhe për ndonjë ofertë serioze nga vendi.

25 vjeçari i dalë nga Vëllazërimi i Kërçovës deri tani ka luajtur me Tiranën dhe Teutën e Durrësit në Shqipëri, para se të kalonte nga një sezon me FC Shkupin dhe Rabotniçkin në Maqedoni. Pasuan tre vite te Renova, para se të kalonte në Azerbajxhan te Klubi Futbollistik “Sabail”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button