Kadriu: Mungojnë qendrat rinore, Komunat nuk investojnë për rininë

Aktivisti i shoqërisë civile, Arbër Kadriu i ftuar në “Rruga drejt”, vuri në pah mungesën e investimeve nga ana e komunave për të rinjtë. Ai me këtë rast nënvizoi qendrat rinore, mospasjen e mundësisë për hulumtime shkencore. Sipas tij nëpër komunat tona kemi gjithçka por jo edhe atë që tangon rininë.

“Natyrisht që ne duhet të kemi shpresa, por te ne është paralel edhe optimizmi edhe pesimizmi. Te ne ka shumë mungesa në çështjen e investimeve. Konkretisht nga ajo që unë kam arritur në përfundim, unë mendoj që në këtë vend duhet të ketë drejtësi. Duhet të ketë një ekonomi të mirëfilltë, duhet të ketë një arsim edhe çështja e sigurisë. E thamë më herët se ka familje të cilat i kanë kushtet shumë të mira por migrojnë, do të thotë se kjo lidhet me disa çështje, aty ku ka mungesë të investimeve. Për shembull për çështjet rinore, në janar të vitit 2020, u votua dhe miratua ligji për të rinjtë në të cilin thuhet që Qeveria dhe Komunat janë të obliguara që të miratojnë strategji, planifikim përkatës për çështjet e të rinjve. Dhe ja tani jemi në vitin 2022 dhe asnjë komunë shqiptare nuk ka marrë një iniciativë të tillë. Që të bëj investime në këto objekte”, tha Arbër Kadriu, aktivist i shoqërisë civile.

LEXO EDHE:

Back to top button