Kadyrov: Do të dërgoj në luftë fëmijët e mi

Kadyrov: Do të dërgoj në luftë fëmijët e mi

Udhëheqësi çeçen dhe aleati i Vladimir Putinit, Ramzan Kadyrov po përgatitet të dërgojë fëmijët e tij në luftë kundër Ukrainës.

Ndërsa rekrutimi po vazhdon ende, me mijëra që po vrapojnë drejt kufirit për të shpëtuar dhe shumë që janë të konsideruar të papërshtatshëm për t’i shërbyer vendit në luftën kundër Ukrainës, udhëheqësi çeçen, tha se po përgatitet të dërgojë në luftë fëmijët e tij të mitur.

“Çështja e moshës, në lidhje me të miturit, nuk duhet të jetë një pengesë në stërvitjen e mbrojtësve të atdheut tonë. Ahmedi, Eli dhe Adami janë përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç.

Por stërvitja e tyre ushtarake filloi shumë kohë më parë, pothuajse që në moshë të re. Dhe nuk po bëj shaka. Ka ardhur koha që ata të marrin pjesë në një betejë të vërtetë dhe unë thjesht e mirëpres dëshirën e tyre.

Së shpejti ata do të shkojnë në vijën e parë dhe do të gjenden në pjesët më të vështira të betejës,” tha Kadyrov në një mesazh në një Telegram. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button