Kafeja vetëm me certifikatë vaksinimi, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

Për të hyrë në tarracat e kafeneve dhe restoranteve nga sot duhet të keni një certifikatë vaksinimi. Në shumicën e rasteve kjo kërkohej nga kamarierët dhe nuk kishte asnjë person në hyrje që mban rendin, siç kërkohet në protokollet shëndetësore. Në disa tarraca që vizituam në Shkup, nuk na kërkoi njeri dokument të shkruar apo elektronik që ne jemi të imunizuar me vaksinat anti-kovid.

“Ju lutem kemi punë! Mirë. Nëse doni të ju shërbejmë urdhëroni uluni”.

Do mund të më shërbeni? Po, urdhëroni uluni. Në rregull ju faleminderit.”

Në rastet e tjera kur, stafi i lokaleve kur ishte në vrojtimin e kamerave televizive përpiqej të mbaj rend. Sikurse vendosja e kontrollit në hyrje të lokalit, ashtu edhe verifikimi i certifikatës së klientëve ulur.

“Të gjithëve ju kërkojmë se është e obligueshme. Të tjerët nuk mund të hyjnë. Rreth 20-30 persona sot kemi kthyer që nuk kishin certifikatë vaksinimi. Njerëzit na mirëkuptojnë, kishte edhe turistë nga Kosova që nuk ishin të vaksinuar, por e pranuan faktin që nuk mund të shërbehen nëse nuk janë të vaksinuar”.

Sot gjithashtu hyri në fuqi ndalesa e plotë e punës së objekteve gastronomike të mbyllura, si salla dasmash, ku anketat epidemiologjike tregojnë se vatrat e infeksionit për këtë valë të re ishin pikërisht ndejat masive në ahengjet familjare. Selektimi i klienteles nëpër objektet gastronomike është një nga masat që të stimuloj imunizimin e popullsisë por edhe të ruaj përhapjen e variantit delta të virusit korona.

“Në kafenetë dhe restorantet e sheshit kryesor të Shkupit sot me zbatimin e masave të reja asgjë nuk duket ndryshe. Të gjitha janë plot edhe terasat e këtyre objekteve. Por, në ato që pamë jo të gjithë pronarët kërkonin certifikatë të vaksinimit anti kovid”.

Mantel bardhët të revoltuar me masat që vlerësohen të vonuara dhe si pasojë rikthehet skenarët e vitit të kaluar me sistem të rënduar shëndetësor. Mikrobiologu Nikolla Panovski kritikon ashpër idenë që objektet gastronomike të vizitohen vetëm me një dozë, e aq më pak të lejohen me PCR test.

Për një PCR test dikush të jep 2,000 denarë për të hyrë në kafene, madje 500 apo 1,000 denarë të jetë për të hyrë sot në kafene e pastaj pas 3 ditësh i duhet tjetër, kështu që nuk kanë lidhje këto masa me mbrojtjen e shëndetit sepse sot po u vaksinove lejohesh të hysh. Ata që janë me një dozë të vaksinuar apo që do të marrin ende mos të shkojnë në objekte të tilla, do të infektohen. Vërtetimi që e kanë është i rrejshëm, nuk i mbron! Atë e kanë vetëm si shpërblim nga shteti që janë vaksinuar dhe aty ku do të shkojnë mund të sëmurën – u shpreh Nikolla Panovski, Mikrobiolog.

Megjithëse sot filluan zbatimin këto masa të reja, të tjera masa shtrënguese pritet nesër të miratohen.
Për të hyrë apo të dalë nga shteti përveç dokumenteve të udhëtimit nga nesër do të vendoset se duhet të keni certifikatë të vaksinimit, ose PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose dokument mjekësor që keni kaluar infektimin e covid19 në 45 ditët e fundit. Këto janë disa nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për Qeverinë e cila në seancën e nesërme pritet të miratoj masa të reja anti kovid, si pasojë e përshkallëzimit të situatës epidemiologjike në vend.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button