Kafja të ndihmon për t’u dobësuar, mit apo e vërtetë?


Në faza të ndryshme, dietologët dhe të gjithë njerëzit që bëjnë jetë të shëndetshme përballen me mite të cilat njerëzit i kanë besuar kohë pas kohe. Por edhe mediat që shpërndajnë lajme shëndetësore, vazhdimisht tentojnë të zbulojnë teori interesante në lidhje me atë çka është e mirë për shëndetin tonë. Mund të besosh gjithçka thuhet prej tyre, ose jo, sepse shumë janë mite.

Kafja është kthyer vërtet në një çështje kontraversale kur bëhet fjalë për të humbur peshë. Disa thonë se mund t’u bëjë mirë njerëzve që mbajnë dietë, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të shkatërrojë planin e dietës. Në të vërtetë, kafja mund t’i ketë fatmirësisht të dyja këto efekte (pozitive dhe negative) në humbjen e peshës, varet se si e konsumon, por varet edhe nga faktorë të tjerë.

Teoria se kafja të ndihmon për të humbur peshë vazhdon të besohet edhe sot e kësaj dite dhe argumenti bazë në këtë rast është se kafja të pret oreksin dhe ka aftësi për të rritur metabolizmin. Ndërsa këto pohime janë të vërteta, çështja është se këtu ekzagjerohet pak. Ndikimi i kafes në oreks dhe rritja e metabolizmit janë në nivele aq minimale sa ndryshimi i rënies në peshë tek ata që mbajnë dietë as nuk është në gjendje të kuptohet. Kështu, mos u lodh kot duke i besuar kësaj teorie, por futu seriozisht në dietë!

LEXO EDHE:

Back to top button