Kafsha e vetme që frikëson australianët
Kafsha e vetme që frikëson australianët

Kur flitet për Australinë, mendja të shkon menjëherë te kafshët e saj të rrezikshme: gjarpërinj helmues, merimanga gjigante, peshkaqenët e frikshëm dhe krokodilët.
Megjithatë, ka një shpend që arrin t’i trembë edhe australianët më të guximshëm. Kasuari është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë dhe ka një pamje prehistorike.
Ky shpend arrin madhësinë e një njeriu, peshon deri në 70 kilogramë dhe ka pendë të zeza të shndritshme.
Ajo që e bën më të frikshëm është kthetra e tij e madhe, e mprehtë si thikë, që mund të shkaktojë dëme serioze. Sipas studiuesve, kasuarët ngjajnë me dinozaurët e lashtë.