Kah mesi i javës së ardhshme do të mësohen shkaqet për vdekjen e lehonës nga Kumanova
Kah mesi i javës së ardhshme do të mësohen shkaqet për vdekjen e lehonës nga Kumanova

Deri të martën ose të mërkurën do të dihen shkaqet e vdekjes së lehonës nga Kumanova e cila humbi jetën një javë më parë. Ministri i Shëndetësisë thotë se është formuar komision i cili do të hetojë shkaqet, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet javën e ardhshme. Taravari sqaroi se janë rinovuar protokollet që përdoren në spitalet gjinekologjike, por edhe po zhvillohen të reja për trajtimin e pacientëve, si për punën e gjinekologjisë ashtu edhe nëpër klinikat tjera. /Alsat.mk