Kaja Kallas, turne në Ballkan, dialogu domosdoshmëri

Kaja Kallas, turne në Ballkan, dialogu domosdoshmëri

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Ballkanin Perëndimor për vizita zyrtare në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se do të bisedojë me qeveritë dhe me shoqërinë civile për “rrugën e tyre drejt BE-së”. Sipas saj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.

“Tani është koha për riangazhim”, ka shkruar Kallas në llogarinë e saj, në platformën X. Në Beograd, Kallas është takuar në natën e së mërkurës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se vendi i tij “mbetet partner i besueshëm për të gjithë që sinqerisht duan bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”. / alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button