Kaka: Me lojën e treguar në derbi, Milani mund të konkurojë për titullin në Seria A

Ish-lojtari i madh i “kuqezinjve”, Kakà, gjatë eventit të “Fifa25 EASports”, që u zhvillua në Milano, foli edhe për Milanin dhe derbin e fundit, e cila I takoi kuqezinjëve.
“Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpullit. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur”.
Më tej, braziliani shtoi:
“Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin. Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin.
Leao?
Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”.
Kaka foli më pas për Gabbia, i cili zgjidhi derbin.
“Ai mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane, personalisht e shikoj si lojtarin e radhës kuqezi me axurrët”.