Kalendari historik i datës 11 dhjetor

Kalendari historik i datës 11 dhjetor

Në këtë ditë:

Në vitin 1792 Mbreti i Francës Louis XVI del në gjyq, i akuzuar për tradhti të lartë dhe krime kundër shtetit.

Në vitin 1913 “Mona Lisa” u rikuperua dy vjet pasi u vodh nga Muzeu i Luvrit.

Në vitin 1931 Statuti i Westminster-it i jep pavarësi të plotë legjislative Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Afrikës së Jugut, Irlandës (Shteti i Lirë) dhe Newfoundland-it ( atëherë jo pjesë e Kanadasë).

Në vitin 1946 Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Emergjencën e Fëmijëve (UNICEF) themelohet me rezolutën 57(I) të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në vitin 1997 Delegatët nga 150 vende industriale që marrin pjesë në një konferencë të OKB-së për klimën në Kioto, Japoni, arrijnë marrëveshje për të kontrolluar gazrat serrë që bllokojnë nxehtësinë.

LEXO EDHE:

Back to top button