Kalendari i ngjeshur, Barcelona mund të luajë 63 ndeshje!

Pas kthimit të kampionatit spanjoll, Barcelona do të përballet me një kalendar tejet të ngarrkuar pothuajse pa pushim deri në fund të sezonit me një numër maksimal prej 63 ndeshjesh në rastin më të mirë nëse lufton edhe për titullin në Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës dhe  Superkupa e Spanjës.

Vizita në Xhirona të dielën më 15 shtator (16:15) do të nisë një maratonë që ka vetëm dy data të lira gjatë javës: 30 tetor dhe 18 dhjetor. Midis tyre nuk përfshihen e mërkura, 1 janar (ndeshjet nuk luhen në Spanjë deri në datën 3 janar) dhe e mërkura, 21 maj, vetëm mes ndeshjes së parafundit dhe të fundit të ligës dhe pa vend për të kompensuar ndeshjet e shtyra.

Skuadra e Hansi Flik tani ka shtatë ndeshje që vijnë radhazi në 22 ditë, me katër përballje në Liga dhe dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, ndryshimi i formatit të të cilës lë edhe më pak hapësirë për pushim.

Faza e grupeve me gjashtë ndeshje ka kaluar në një ligë të vetme me tetë ndeshje dhe para raundit të 1/8 të finaleve ka një play-off vajtje-ardhje për këdo që përfundon midis vendeve 9 dhe 24. Domethënë, nga 13 ndeshje si maksimumi në Champions në gjithsej 17 nëse arrin deri në Munih më 31 maj.

Janari do të jetë një çmenduri: dy ndeshje në Kupën e Mbretit (1/16 finale dhe 1/8), Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite (gjysmëfinale kundër Bilbaos dhe finale e mundshme kundër Realit ose Majorkës), dy në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve (kundër Benfikës në Lisbonë dhe Atalantës në Barcelonë).

LEXO EDHE:

Back to top button