Kalifornia përballet me thatësirën më të madhe në 44 vitet e fundit
Kalifornia po regjistron thatësirën më të madhe në 44 vitet e fundit, transmeton Alsat. Gati një e treta e popullatës po vuan nga “thatësira ekstreme”. Tharja e Detit Salton po shkakton katastrofë ekologjike, duke shkaktuar avullimin e disa kanaleve në afërsi, raporton World Economic Forum.
Kalifornia siguron shumicën e ujit prej maleve të Nevadas, në formë të borës. Por, vitin e kaluar janë regjistruar pak reshje të borës si dhe shkrirje e po të njëjtës në pranverën e hershme. Si pasojë, shumë rezervuarë janë 50 për qind nën nivelin mesatar të tyre.
Gjenda aktuale kërcënon të korrat dhe gjallesat tjera, por edhe rrit rrezikun nga zjarret. Qeveria ka premtuar 5.1 miliard dollarë për të luftuar “krizën me ujin”. Autoritetet gjithashtu kanë kërkuar që qytetarët të ulin konsumimin e ujit për 15 për qind.








