Kallas në Shkup – Tani në takim me Mickoskin

Kallas në Shkup - Tani në takim me Mickoskin

Shefja Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë ditës po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut treditor në Ballkanin Perëndinor.

Kallas momentalisht është në takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa së shpejti pritet që të mbahet dhe konferencë për shtyp në të cilën përfaqësuesja e lartë e BE-së pritet të dërgojë porosi për realizimin e kushteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit, respektivisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Kallas, pastaj do të realizojë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, dhe ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Në agjendën e Kallasit është dhe pjesëmarrja në hapjen e Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje të nënshkruar në nëntor të vitit 2024.

Ndërsa pastaj do të vijojë vizitën në selinë e Task Forcës Mjekësore Ballkanike në Kazermën e Ilindenit. Vizita e Kallasot do të përfundojë në Shtëpinë e Evropës ku ajo do të flet para një grupi të rinjsh. Kjo është vizita e dytë e Kallasit në rajon që nga marrja e detyrës, pasi më parë ka vizituar Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën nga 7 deri më 9 prill. Përpara se të udhëtonte për në Shkup, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.

LEXO EDHE:

Back to top button