Kallëzim penal kundër ish drejtorëve të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik

Kallëzim penal kundër ish drejtorëve të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik

Prokuroria Publike ka ngritur kallëzime penale kundër ish drejtorëve të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe Kosta Petrov. Që të dy dyshohen se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se kanë mundësuar pagesa joligjore të granteve. Rastet përfshijnë tre projekte të dyshimta sikurse “Green Hojo”, “Frotirka AD Dellçevë” dhe “Pinsa Romana”, me çka dëmi financiar tejkalon 23 milion denarë. Për “Hojo Tek” dhe personin përgjegjës Dashmir Istrefi, ka dyshime për vepër penale “mashtrim”. Për “Frotirka”, bëhet fjalë për projekt të papërfunduar ndërsa pagesa është realizuar dhe nuk ka pasur asnjë reagim nga drejtori i atëhershëm, Kosta Petrov. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button