Kallëzim penal ndaj Ljubomir Frçkoskit, dyshohet për keqpërdorim të fondeve buxhetore në SHBA
Kallëzim penal ndaj Ljubomir Frçkoskit, dyshohet për keqpërdorim të fondeve buxhetore në SHBA

Kallëzim penal ndaj ish shefit të misionit të përhershëm Maqedonisë së Veriut në OKB, Lubomir Fërçkovski, i cili së bashku me tre persona të tjerë dyshohet për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit Fërçkovski si person zyrtar nga 20 prilli i vitit 2022 deri në 6 tetot të vitit 2024 ka keqpërdorur detyrën duke vepruar në kundërshtim me Udhëzimet e Ministrisë ës Punëve të Jashtme të 25 prillit të vitit 2023 dhe në kundërshtimin e Mendimin e Ministrisë së Financave poashtu të vitit 2023. Fërçkovski dyshohet për shfrytëzim joligjor të fondeve buxhetore përmes marrjes së paradhënieve për udhëtime zyrtare, tejkalim të shumës së lejuar për celular si dhe pagesa të paarsyetuara dhe dyfish për faturat e telefonit, shpenzime për reprezentacione më shumë se e lejuara, e të tjerë, duke shkaktuar dëm material prej mbi 57 mijë dollarë. Me veprimet e tyre joligjore Fërçkovski, Katina Georgieva, Jon Ivanovski dhe Ivana Spikovska, të gjithë së bashku e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 116.576 dollarëve. /Alsat.mk