Kallëzim penal ndaj zyrtarit policor – Gjuajti me armë në aheng familjar!
Kallëzim penal ndaj zyrtarit policor - Gjuajti me armë në aheng familjar!

Gazetar: Mihailo Donev
Një punonjësi policor i punësuar në Petrovec është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal pasi gjatë një ahengu privat në oborrin e shtëpisë së tij në Hasanbeg ka shtënë disa herë me pushkë, shkruan Alsat.
MPB-ja bëri të ditur se në banesën e policit me iniciale V.I është kryer menjëherë kontroll ku përveç pushkës, është gjetur edhe një pistoletë.
“Gjatë kontrollit është gjetur pushka “huglu” modeli HR 7 (e përdorur gjatë veprës penale) dhe pistoletë për sinjalizimi zanor “Ekol”, të cilën e posedon me leje dhe certifikatë për posedim të këtij lloji të armës. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Shkup dhe V.I. është privuar nga liria. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, kundër personit V.I. do të parashtrohet kallëzim përkatës për veprën penale “shkaktim të rrezikut publik” nga neni 288 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Sipas nenit 288 të Kodit Penal, për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, në varësi të shkallës së veprës, parashikohet dënim me burg deri në pesë vjet.
“Ai që me zjarr, përmbytje, shpërthim, helm ose gaz helmues, rrezatim jonizues, forcë motorike, energji elektrike ose energji tjetër ose me ndonjë veprim ose mjet tjetër përgjithësisht të rrezikshëm do të shkaktojë rrezik të konsiderueshëm për jetën ose trupin e njerëzve ose pronën me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thuhet nw Kodin Penal.
Ndërkaq, ky nuk është rasti i parë kur punonjës policie qëllon me armë zjarri jashtë autoritetit të tij. Më 25 korrik, ndaj tre punonjësve të policisë u bë kallëzim penal për të shtëna pa leje me “kallashnikov”.
Ngjarja e parë ka ndodhur në maj të vitit 2022, kur dy efektivë gjatë orarit të punës, por pa plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar me automatik zyrtar që e kanë pasur para daljes nga turni.
Po ashtu njëri prej tyre shfaqet në një rast tjetër këtë vit, kur ka qëlluar me automatik kur nuk ka qenë në detyrë./ Alsat.mk