Kallëzim penal për personin që kërcënoi grupin Lev Tahor

Gjatë ditës së sotme (22.02.2022) zyrtarë policorë nga SPB Ohër kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me V.S. (38) nga Ohri, i cili gjatë ditës së djeshme në rrjetin social Facebook ka postuar përmbajtje me të cilat ka kryer veprën “Përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” duke kërcënuar grupin “Lev Tahor” në të cilën kjo vepër është i dënueshëm nga neni 394-d i Kodit Penal, shkruan Alsat.

Gjatë bisedës V.S. ka deklaruar se përmbajtjen e ka postuar dje, ndërsa sot e ka fshirë vetë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në Prokurorinë Publike Ohër do t’i drejtohet kallëzim penal nga neni 394-d i Kodit Penal.

LEXO EDHE:

Back to top button